Bild publikon përgjimet e dosjes 184

Bild publikon përgjimet e dosjes 184

16:00 17/06/2019

Gazeta gjermane “Bild” publikoi 16 përgjime të dosjes 184, pjesë e hetimeve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda për zgjedhjet e pjesshme të vitit 2016 në Bashkinë e Dibrës. Biseda e parë është ajo mes Kryeministrit Rama dhe Arben Keshit, koordinatorit të Partisë Socialiste për zonën e Maqellarës në atë kohë, sipas Bild, me detyrë Drejtori i Qendrës së Mbyllur për të Huajt e Parregullt. Flasin për objektivat për zgjedhjet dhe po ashtu për një konflikt me përfaqësues të Partisë Demokratike.

Arben Keshi: Po shefi.

Edi Rama: Hë mo si duket.

Arben Keshi: Mirë te pritshmëritë jemi.

Edi Rama: E ke realizuar objektivin thua?

Arben Keshi: Them që po. Tani me pjesën e atyre komisionerëve, e kemi realizuar.

Edi Rama: Ashtu ëëë?

Arben Keshi: Po them që po.

Edi Rama: Po ata maskarenjt kishin bëërë presione me thanë?

Arben Keshi: Po deshën të me kapnian mua, por ajo ndodhi pas dy minutash që unë u futa te stafi, se po me pritshin te hoteli ku flija.

Edi Rama: Çfarë do të bëshin ty ata?

Arben Keshi: Ishin ja 50 veta. Ishte kjo pjesa e presionit, me goditje me kështu. Ai është legen, ai Flamur Noka është…

Edi Rama: Po ku ta del dot ty Flamur Noka more.

Arben Keshi: Dhe ky djali sa doli, sa më la mua, dhe ata kujtuan se jam dhe unë në makinë. Ishin 50 veta, jo se bënë ndonjë gjë, e goditën, por problemi është se ikën dhe si kapën dot.

Edi Rama: Më mirë, mo u hap, çi do sherret. Nigjo, ti mendon që e kemi realizuar objektivin ëë?

Arben Keshi: Unë them që po. Mund të lëvizë pak ose me shumë. Por nga ata që na kanë thënë komisionerët, jemi me pritshmëri të mëdha.

Edi Rama: Komisionerët i ke pas top apo jo?

Arben Keshi: Po, po. Ne rregull i kam pas.

Edi Rama: Mirë vllai!

Arben Keshi: Ishallah! Mirë faleminderit.

Edi Rama: Hajd ciao, ciao!

Në përgjimin e dytë, deputeti socialist Artan Gaçi e përgëzon Arben Keshin për punën e bërë.

Arben Keshi: Mirëmëngjes

Artan Gaci: Mirëmëngjes ca bën?

Arben Keshi: Si je?

Artan Gaci: Mirë, ja u kënaqëm me shefin e madh dhe ai është me superlative për ty.

Arben Keshi: Faleminderit!

Artan Gaci: Me superlative. Jo, jo, nga ai nga ai, unë po e po, po nga ai.

Edhe deputeti Pjerin Ndreu është përgjuar për këto zgjedhje. Ai bisedon me drejtorin e Drejtorisë Arsimore të Dibrës, Drini Gjeçin, të cilit i kërkon që t’i telefonojë një drejtori shkolle për të deklaruar votën për Partinë Socialiste, në të kundërt ta largojë nga puna.

Pjerin Ndreu: Pjerin Ndreu jam. Si je?

Drini: Po Pjerin, si ja kalove?

Ndreu: Bëja një telefon këtij Reshat Elezit, këtij drejtorit të Reçit. Ti thuaj shkollës të deklarojë votën hapur, se ata sms-të që i çon poshtë e përpjetë nuk janë të këndshme. Deklaro voton hapur atje, se ndryshe ditën e hënë tregoja se ku fluturon.

Gjeci: Reshat Elezaj?

Ndreu: Po

Gjeci: Flas unë tani me të.

Ndreu: Tregoji se ku fluturon të hënën. Ta deklarojë hapur se do votojë për PS-në, ose të gjejë një vend ku të fshihet.

Gjeci: Rri pa merak, se e mbuloj unë këtë punë

Drejtori i Drejrorisë Arsimore i telefonon dhe i kërkon votën.

Drini Gjeçi:  Dëgjo, se kam informacione jo të mira andej unë. Sot vota jote një dhe e familjes dy do deklarohet haptas. Nuk ke deklaruar votë haptas sot bashkë me familjen, shko dhe gjej punë tjetër.

Drejtori i shkollës: Drejtor, mos e vri mendjen për atë punë fare. Më dëgjon. Janë llafe njerëzit, mos e vri mendjen për atë punë fare.

Drini Gjeçi: Bëje haptas me gjithë familjen.

Pjesë e përgjimeve është edhe ish –ministri Damian Gjiknuri, i cili flet me Arben Keshin.

 Damian Gjiknuri: Ça bohet?

Arben Keshi: Hiç.

Damian Gjiknuri: Ndonjë merak ndonjë gjo? Nejse do të çoj dhe ça çuna, ti kesh aty, një furgon tjetër. Ti nis ca që të rrinë aty. Të jenë aty të shtabi jot për çdo rast, mos dalin ata, se janë ca se janë nga ata tipa problematik. Por gjithsesi të jenë aty për çdo rast.

Gjiknuri komunikon me drejtorin e OSHEE-se, Dibër, Bekim Krashin, koordinator i një zonë zgjedhore.

Damian Gjiknuri: O Bekim, folëm i çik edhe më parë. Kush ka qenë pjesë te komuna ime për të mbuluar pjesën e transportit. Se ju jeni edhe mbështetur nga shteti për atë punë.

Bekim Krashi: Ne, me thënë të drejtën, ne nuk jemi mbështet shumë për atë punë. Por njoh disa zona që i kanë lajmëruar.

Damian Gjiknuri: Po mirë, merr një listë dhe bëji gjërat dhe kërko mbështetje.

Bekim Krashi: Kush do ta menaxhojë. Tani sapo ti marr do të vij atje, pa merak.

Krashi më pas është përgjuar në një tjetër komunikim ku përmendet dhënia e parave për vota.

Bekim Krashi: A ke komuniku me Naimin?

Personi: Po, jam konsultuar pak me të, por për Zotin nuk e di. Edhe për Fiqiri Bashën ka dy vota e i ka dhënë thjeshtë 50 mijë lekë.

Bekim Krashi: Sa?

Personi: 50 mijë lek. Kështu më tha Fiqiriu.

Bekim Krashi: Do të shikoj unë, se do mi japin një me një letrat ato.

Personi: Sa mund t’i japim për shembull? Sa mund të japim për Halit Bashën për shembull?

Bekim Krashi: Sa kanë ata, 5?

Personi: 3 vota ka Haliti dhe Fiqiri Basha ka 2 vota.

Bekim Krashi: 5?

Personi: He?

Bekim Krashi: T’u japim 40 mijë lek apo 50?

Personi: 50 mijë lek për dy vota?

Bekim Krashi: Jo mor. Të paktën 40 apo 30 mijë lek për votë. Sa ka ai, 3 vota?

Personi: 40 mijë lek për votë?

Bekim Krashi: 100 mijë lek i japim atij që ka 3 vota. A dëgjo?

Personi: 100 mijë lek. Po këtij që ka dy vota?

Bekim Krashi: Atij ti japim 60-70 mijë lekë.

Edhe Koordinatori Keshi ka gjithashtu disa pergjime me qytetarë të ndryshëm, biseda në të cilat flitet për dhënie parash në këmbim të votës.

Arben Keshi: Nga u zhduke?

0685922860: Jam pak tek Tasia, këtu poshtë

Arben Keshi: Po çfarë thotë?

0685922860: Nuk do ai Refiku

0685922860: Ajo tha tek 30-ta, nëse nuk janë 30 nuk ashtu.

Arben Keshi: Po lëre. Nëse nuk duan lëre. Të shkojë tek PD-ja.

Përgjimi  4

Arben Keshi: Hë mo

Qytetari:
I mora këta këtu te shtabi, i njeh?

Arben Keshi: Nuk e njoh, i kujt është Altini.

Qytetari:
I Isuf Qokut, ish-nxënësi im.

Arben Keshi:
Po ça ka ai?

Qytetari: Aika një problem, do 200 mijë lek, thotë që kam 4 vota këtu te Tërnova. Nuk e di tha, kam fol me Shemsiun tha , kam një problem me Shemsiun tha. Komunikova pardje.

Dy përgjime të tjera janë biseda mes koordinatorit Arben Keshi dhe shefit të policisë së Kamzës, Sali Skura. Ky i fundit i thotë se ka bllokuar disa autobusë me votues dibranë që jetojnë në Kamzë e duan të shkojnë të votojnë në Dibër.

Arben Keshi: A erdhën shumë autobusa mbrëmë?

Sali Skura: Jo jo, nja 7 i bllokuan.

Arben Keshi: I bllokuan ëë?

Sali Skura: Po po, të tjerat ia hodhëm kështu, me miqësi.

Arben Keshi: Mirë pra.

Sali Skura: Mirë, bëj kujdes vlla dhe fitore.

Tv Klan
Të ngjashme
Kolegji Profesional AKSHI