Vazhdon shitja e biletave për ndeshjen e futbollit Shqipëri-Norvegji që do të luhet nesër në mbrëmje. Ndonëse kërkesat për të parë këtë ndeshje janë në kulmin e interesimit edhe shpërndarja e biletave nuk është e lehtë. Sipas Medi Bushatit, Drejtorit të Stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa” 15 mijë e 200 copë biletat janë shpërndarë duke aplikuar sistemin me autorizim sipas edhe kërkesave dhe një planifikimi të bërë më parë nga institucionet dhe ndërmarrjet. Nga 1200 biletat për tribunat qëndrore 50 janë rezervuar për ekipin norvegjez dhe 30 për formacionin e 21 vjeçarëve. Për lojtarët e kombëtares shqiptare janë ndarë 100 copë për tribunën qendrore dhe 250 për atë përballë. Për tifozët norvegjezë, sipas Bushatit, janë rezervuar 300 copë bileta./tvklan.al