bileta

Të gjithë ata që kanë aplikuar për bileta të ndeshjeve të Shqipërisë në “Euro 2016”, duhet në kontrollojnë adresën e tyre të email. UEFA ka nisur të njoftojë të gjithë tifozët që kanë aplikuar për biletat e ndeshjeve të skuadrës Kuq e Zi dhe ata që lexojnë këtë mesazh janë me fat dhe kanë siguruar një vend në stadium.

Me të njëjtin mesazh do të njoftohen të gjithë ata që i janë pranuar kërkesat, duke iu preçizuar gjithashtu edhe shumën që duhet të paguajnë bashkë me koston prej 15 euro për dërgesën e biletave.

Edhe ata tifozë, aplikimet e të cilëve nuk janë pranuar kanë ende shpresë.

UEFA bën të ditur se ata do të qëndrojnë në listën e pritjes, nëse ndonjë prej tifozëve që do të pajiset me biletë për ndonjë apo tjetër arsye nuk është më i interesuar.

Pës përfundimit të dy fazave të shitjes së biletave, afërisht 27 mijë tifozë shqiptarë do të kenë mundësi të ndjekin Kombëtaren e Shqipërisë në tre ndeshjet e grupit A kundër Zvicrës, Rumanisë dhe Francës.

Më shumë se 55 mijë shqiptarë kishin aplikuar për t’u pajisur me biletë për sfidat e përfaqësueses shqiptare.

Tv Klan