Insulina është jetë për të gjithë të sëmurët me diabet. Por Astrit Bregu nga Bilishti është përballur me mosmarrjen e sasisë së duhur të insulinës nga farmacitë e Bilishtit. Në farmaci Astriti i kanë dhënë vetëm 2 sasi Novomix me rimbursim, nga 5 që ka nevojë.

Për të tjerat i thonë, se duhet t’i blejë. Astriti tregon, se nuk e përballon dot blerjen, pasi jeton me kemp, por në farmacitë e Bilishtit, medikamenti në fjalë, mungon prej më shumë se 4 muajsh.

Astrit Bregu: Unë jam i sëmurë me diabet dhe më takojnë 5 insulina, me anë të  recetës së mjekut të familjes. shkoj në farmaci dhe më japin 3 ose 2. E pyes si i bëhet halli? Më takojnë 5 me recetë pse më jep 2 ose 3 dhe përgjigja është ose ti ble vetë ose ti gjejmë ndonjë… me mik.

Më thotë farmacistja: Nga ana ime të jap 1 ose 2…

Kam prej 5 muajsh që kam mungesë së insulinës. Unë jam me kemp dhe marr vetëm 70 mijë Lekë në muaj. Ato ti mbaj ushqime, për drita ujë, e apo ti ble ilaçe.  Dua të me ndihmoni që ti marr me rimbursim insulinat që nuk i marr dot…

Në farmaci dhe spital e pranojnë këtë problem, por thonë, se përgjegjësia nuk është e tyrja.

Farmacistja: Ngaqë kisha gjendje dy, sistemi, kur receta thotë 5 nuk i merr, ato dy ia kam dhënë falas. Urdhëro vëlla hidhe hallin!

Gazetarja: Po mirë ti ke dy, vetëm dy ke në farmaci?

Farmacistja: Dy kisha. Farmacia thotë s’kam e s’të jep. Po unë, ngaqë e kam të njohurin tim, e kam bërë këtë duke…

Gazetarja: Po ja, është ky i njohur, po jane dhe 50 të tjerë.

Farmacistja: S’kam! S’kam dhe i kthejmë, se nuk është se unë kam depon time dhe pse s’i jep ti?

Gazetarja: Për ca periudhe ka mungesë të insulinës?

Farmacistja: Po varet.

Gazetarja: Prej sa kohësh?

Farmacistja: Nuk është në vazhdimësi.

Gazetarja: Më fal të të bëj një pyetje: sa e rëndësishmë është insulina për diabetikët?

Farmacistja: Epo është jetë, moj motër!

Gazetarja konstatoi se në farmacitë e Bilishtit  kishte mungesë së insulinës dhe ju drejtua shërbimit Endorkinologjik për të pyetur se kush e mban përgjegjësinë për ndryshimi ne mjekimit  në rast të mungese të insulinës.

Gazetarja: Është një problem, përsa i përket insulinës Novomix, që është munesë. Ju keni dijeni, që është në mungesë ky ilaç?

Mjekja: Në spital?

Gazetarja: Në farmaci.

Mjekja: Në spital nuk kemi mungesë të asaj insuline. Në farmaci ka patur, po është kaluar ajo…Farmacitë nuk varen nga spitali.

Gazetarja: Ende nuk është kaluar. Ju për shembull, jeni doktoresha endokrinologe, apo jo?

Mjekja: Po!

Gazetarja: Ju takon juve, që në rast mungese të kësaj insuline, ta ndryshoni me dicka tjetër. Sepse mua më kanë ardhur ankesa, përsa i përket mungesës dhe që ende nuk ka asgjë në farmaci.

Mjekja: Në spital nuk ka mungesë të insulinës Novomix. Në lidhje me mungesën e kësaj insuline në farmaci, nuk është përgjegjësia ime, është përgjegjësi e dikujt tjetër. Përsa i përket ndryshimit të terapisë, që nuk bëhet gjithmonë, se insulinat nuk janë të gjitha njëlloj, unë ndryshoj ato insulina në ata pacientë, të cilët më vijnë në poliklinikë.

Gazetarja: Ju nuk informoheni, nëqoftëse ka mungesë?

Mjekja: Jam shumë e informuar dhe pacientët i kam rekomanduar të takohen dhe me përfaqësues të Fondit, sepse nuk varen nga mua mungesat në Farmacitë e tregut.

Gazetarja: Jo nuk varen mungesat, ndryshimi i mjekimit varet nga ju, apo jo?

Mjekja: Ndryshimi i mjekimit, nëqoftëse më vjen pacienti përpara dhe me Fondin, mos kujto, se s’kam folur, se ky nuk është problemi i një dite, ka një muaj dhe më është referuar, që është zgjidhur, jo që nuk është zgjidhur./tvklan.al