Sërish është në qendër të mediave Jeffrey Epstein. Pasi u dënua me burg dhe u gjet i vdekur në qeli, ai vazhdon të jetë në faqet e para të shtypit në botë. Këtë herë nuk përmendet për trafikimin seksual me vajzat minorene dhe as për lidhjet e ngushta me Trump, por për një pikturë të Bill Clinton të gjetur në shtëpinë e tij.

Një portret i çuditshëm i Bill Clinton, ku është i veshur me një fustan ngjyrë blu dhe me taka të kuqe është zbuluar gjatë një takimi për biznes e që ju mundësua menjëherë Daily News TV.  Imazhi i ish-Presidentit të SHBA, i shtrirë në një karrige ovale na kujton veshjen e famshme të veshur nga ish-praktikantja në Shtëpinë e Bardhë, Monica Lewinsky, por edhe atë të veshur nga bashkëshortja e tij, Hillary Clinton, në “Kennedy Center Honors” në vitin 2009.

Epstein dhe Clinton dikur ishin miq dhe ish-Presidenti ka fluturuar disa herë me aeroplanin e financierit me nofkën “Lolita Express”. Miqësia e ngushtë me maniakun është mohuar nga Clinton disa herë, por ekzistenca e pikturës i vendos vulën një herë e mirë çështjes.

Piktura e quajtur “Parsing Bill” është prodhim i artistes ausrtaliano-amerikane Petrina Ryan-Kleid, megjithatë nuk dihet nëse Eptein kishte prodhimin original apo thjesht kopjen e saj.

Klan Plus