Bill Clinton viziton Kosovën

Bill Clinton viziton Kosovën

20:37 11/06/2019

Kosova e meriton në jetë në Bashkimin Evropian dhe në NATO ka thënë ish-Pesidenti i SHBA-së Bill Clinton në Prishtinë. Ai po qëndron në Kosovë në kuadër të shënimit të 20 vjetorit të trupave të NATO-s.

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Clinton ka zgjedhur që nga hoteli ku po qëndron të ecë në këmbë deri te Presidenca e Kosovës. Clinton po qëndron në Kosovë në kuadër të shënimit të 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë. Ai është dekoruar nga Presidenti me Urdhrin e Lirisë për kontributin e tij në çlirimin e Kosovës. Clinton tha se Kosova është shembull i demokracisë dhe përkushtimit për të jetuar në paqe me fqinjët.

“Kosova është shembull i demokracisë dhe përkushtimit për të jetuar në paqe me fqinjët që është diçka që të gjitha shteti e mëdha dhe të vogla duhet ta bëjnë. Të punojnë brenda dhe jashtë kufijve. Keni mundësinë që ta shfaqni këtë te vendet e tjera në vitet në vazhdim. Kosova meriton të jetë në unionin evropian, në NATO si vend i pavarur”, tha Clinton.

Clinton në vitin 1999 ishte President i SHBA-së dhe njëri ndër personat vendimtarë për intervenimin e NATO-s në Kosovë.

Tv Klan

Të ngjashme
UKT