Miliarderi i njohur dhe themeluesi i Microsoft, Bill Gates është ndarë nga bashkëshortja e tij.

BBC” raporton se Melinda dhe Bill Gates kanë deklaruar publikisht divorcin, pas 27 vitesh martesë.

“Pas shumë mendimesh dhe shumë përkushtimi në marrëdhëniet tona, ne kemi vendosur t’i japim fund martesës. Gjatë këtyre 27 viteve, kemi rritur tre fëmijë të mrekullueshëm dhe kemi ngritur një fondacion që funksionon në mbarë botën, duke ndihmuar njerëzit të kenë një jetë të shëndetshme dhe produktive. Ne vazhdojmë të besojmë në këtë mision dhe do të vijojmë të punojmë bashkë për fondacionin, por kemi arritur të kuptojmë që nuk mund të rritemi më bashkë si çift në fazat e tjera të jetës. Kërkojmë hapësirë dhe privatësi për familjen tonë, deri në ambientimin me këtë jetë të re”, ka shkruar Bill në Twitter.

Bill dhe Melinda u njohën në vitin 1980 dhe ajo u bë pjesë e Microsoft. Ata kanë tre fëmijë dhe drejtojnë së bashku Fondacionin Bill & Melinda Gates./tvklan.al