Themeluesi i Microsfot, Bill Gates ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit. Ai postoi në Twitter një foto, kur të premten mori injeksionin e parë.

Pa syze, me një masë dhe mëngët e përveshura, Gates duket i lumtur teksa merr vaksinën. Ai ka theksuar se ndihet shumë mirë.

“Një nga përfitimet e të qenit 65 vjeç është se jam i përshtatshëm për të marrë vaksinën Covid. Mora dozën e parë këtë javë dhe ndihem shkëlqyeshëm. Faleminderit të gjithë shkencëtarëve, vullnetarëve, shpërndarëve dhe punonjësve të shëndetësisë”, shkroi ai.

Gates njihet për dhurimet që ka bërë në fondacione të ndryshme për zhvillimin e një vaksine. Po ashtu ai ka shprehur besimin se një vaksinë do të zhdukte pandeminë./tvklan.al