Bill Gates bie nga froni i njeriut më të pasur në botë. Vendin e themeluesit të Microsoft e zuri Jeff Bezos, drejtuesi i dyqanit më të madh online, “Amazon”.

Në renditjen e fundit të revistës “Forbes”, Bezos klasifikohet si njeriu më i pasur në botë. Pasuria e tij përllogaritet në 90.6 miliardë dollarë. Aksionet e Amazon.com u rritën me 1.8% mëngjesin e kësaj të enjteje në Nju Jork, duke e çuar pasurinë personale të Bezos në afro 91 miliardë dollarë.

Pas shumë vitesh në majën e miliarderëve, Bill Gates tashme duhet të kënaqet me vendin e dytë.

Lista e pasanikëve të globit ka të tjerë emra të njohur. Në vend të tretë është sipërmarrësi spanjoll Amancio Ortega, i Zara-s. Pas tij vjen një tjetër amerikan i njohur, Warren Buffet.

Ndërsa i fundit në listën e 5 më të pasurve është themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg.

Ajo që vihet re është se në listën e 5 më të pasurve, 3 prej tyre janë inovatorë në teknologji, çka sipas ekspertët të financave përcakton edhe të ardhmen më të pasurve në botë./Tv Klan