CEO i Tesla dhe SpaceX, Elon Musk, si dhe themeluesi i Microsoft, Bill Gates, dy nga personat më të pasur në botë, kanë replikuar në distancë me njëri-tjetrin për të ardhmen e automjeteve elektrike.

Në një artikull të Bill Gates pak ditë më parë, evidentohej se kamionët elektrikë nuk do të ishin shumë praktikë. Ai argumentoi se “automjetet elektrike do të ishin të dobishme për distanca të shkurtra, por nuk do kenë ndonjë rol të madh për destinacione më të gjata, siç pretendon Musk”.

Pas këtyre deklaratave të Bill Gates, ka reaguar Elon Musk duke u përgjigjur shkurt dhe me indiferentizëm nga Bill Gates.

“Ai nuk ia ka idenë”, tha Musk për themeluesin e Microsoft.

Kujtojmë se Elon Musk ka krijuar një kamion elektrik, si dhe prezantoi automjetin e tij të parë me bateri në vitin 2017. /tvklan.al