Bill Gates i jep 150 milionë Dollarë OBSH-së pas tërheqjes së SHBA

Bill Gates i jep 150 milionë Dollarë OBSH-së pas tërheqjes së SHBA

13:09 16/04/2020

Trump: Virusin e prodhoi Kina

Mund të konsiderohet dita më e zezë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku në këte 24 orshin e fundit u shënuan si asnjëherë më parë 2500 viktima, duke kapur totalin  e 28554.

Po ashtu edhe ritmet e infektimeve mbeten problem kryesor ku nuk po shikohet aspak ngadalësim. Aktualisht deri më tani numërohen 644.348 mijë të infektuar.

Autoritetet njujorkeze janë shprehur se numri i të vdekurve në këtë shtet arriti në mbi 10 mijë, sipas shifrave më të fundit. Ky numër përbën më pak se gjysmën e totalit të të vdekurve në të gjithë Shtetet e Bashkuara.

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara kanë kaluar pikun e rasteve të reja me koronavirusin e ri dhe se po shyqrtohet mundësia që disa shtete të rihapen këtë muaj.

I pyetur nga gazetarët pse Shtetet e Bashkuara kanë një numër kaq të madh të vdekjeve, Trump ka akuzuar shtetet tjera duke thënë se po gënjejnë për shifrat e vërteta të vdekshmërisë. Kreu i Shtëpisë së Bardhë akuzoi edhe njëherë Kinën ku u shpreh se koronavirusi ka dalë nga një laborator në Ëuhan dhe jo nga tregjet e kafshëve.

Ndërkaq kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus ka reaguar për herë të parë pas vendimit që mori Trump për të ndërprerë fondet. Ai u shpreh se do të vijojë puna dhe do të shikohet mundësia për të bashkëpunuar me partnerë të rinj pas tërheqjes së SHBA.

Shtetet e Bashkuara janë kontribuesi më i madh i OBSH-së, ku vetëm vitin e kaluar i ka siguruar 400 milionë Dollarë fonde, pra afërsisht 15% e buxhetit të saj. Një ditë më parë Trump tha se këto fonde nuk ishin përdorur siç duhet, pasi OBSH-ja kishte fshehur përhpajen e pandemisë në Kinë dhe nuk mori asnjë masë për ta frenuar përhapjen.

Po ky vendim përpos reagimeve të ashpra ka nxitur edhe një solidaritet kundrejt OBSH. Të shumtë ishin liderët dhe personalitete botërore të cilët e kundërshtuan vendimin e Presidentit të SHBA ku një ndër ta ishte dhe themeluesi i Microsoft, Bill Gates.

Në një intevistë për ABC NEWS, Bill Gates u shpreh se ky institucion po përkujdeset për të gjitha vendet jo vetëm në luftimin e kësaj pandemie por edhe të sëmundjeve të tjera dhe askush nga të gjitha organizatat nuk janë të përkryera. Bashkëthemeluesja e Fondacionit “Bill & Melinda Gates”, në të njëjtën kohë edhe bashkëshortja e Bill Gates, Melinda, është shprehur gjithashtu kundër vendimit të Trump.

Fondacioni Gates pas tërheqjes së SHBA ka deklaruar se do të dhurojë 150 milionë Dollarë fonde për OBSH, në luftimin e kësaj pandemie që tanimë është kthyer në një problem global.

Klan Plus

Të ngjashme

Grupi

Kallezo