5 vjet më parë themeluesi i Microsoft Bill Gates bëri një parashikim se shumë shpejt bota do të përballej më një krizë si pasojë e një epidemie.

Sot kjo profeci e gjeniut të elektronikës është realizuar. Sipas asaj që raporton Wall Street Journal, gjatë një takimi të fundit me Trump, Gates e ka paralajmëruar atë se njerëzit ndodhen vërtetë në rrezik dhe i bëri thirrje atij që të ndërveprojë menjëherë.

Sipas Bill Gates, qeveritë kanë shpenzuar miliarda Dollarë për të shmangur luftën bërthamore por sot e kësaj dite ata nuk po bëjnë asgjë për të frenuar pandeminë.

Të gjithë shkencëtarët por edhe kompanitë farmaceutike ndodhen në presionin e kohës për të gjetur një kure efikase për Covid-19. Secili shtet konkurron me tjetrin dhe lufta për vaksinën po bëhet gjithnjë e më madhe.

Të gjithë janë shprehur se brenda 18 muajve vaksina do të jetë gati dhe do të shpërndahet në gjithë botën, ndërsa disa të tjerë kanë deklaruar se sikurse nuk kishte vaksinë as kur epidemia SARS-MERS filloi të përhapej vështirë të ketë edhe për Covid-19.

Për Wall Street Journal, Gates është shprehur se ndër vite ka investuar më shumë se 45 miliardë Dollarë në gjetjen e vaksinave për ebolën dhe tashmë për koronavirusin. Sipas tij njerëzit janë duke parë shkatërrimin e tyre ekonomik, stresin psikologjik, etj.

Përveç Gates, edhe zyrtarët e shëndetit publik, komuniteti i inteligjencës amerikane dhe zyrtarët nga administrata e Obamës u përpoqën t’i kushtojnë vëmendje kërcënimit.

Presidenti amerikan Donald Trump është përballur me kritika të ashpra për hapat që ai ndërmori gjatë përhapjes së koronavirusit dhe injorimin që ai i bëri rrezikut që po u kanosej njerëzve.

Ndërkaq edhe Anthony Fauci, eksperti kryesor i sëmundjeve infektive në Shtetet e Bashkuara, është shprehur  se numri i vdekjeve të shkaktuara nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara është shumë herë më i lartë nga ajo që raportohet.

Fauci ka deklaruar se rihapja e ekonomisë amerikane është si një minë me sahat pasi bilanci i viktimave do të rëndohet edhe më shumë.

Klan Plus