Billl GateBill Gates, themeluesi i gjigandit kompjuterik Microsoft dhe njëri prej filantropistëve më të mëdhenj të botës është njeriu më i admiruar në botë. Ky rezultat vjen nga një anketim i revistës britanike “The Times”, për të cilën u pyetën mbi 14 mijë njerëz në disa vende të botës, përfshirë, Britaninë e Madhe, Kinën, Pakistanin e Shtetet e Bashkuara. Me një pasuri prej 78.5 miliardë dollarësh, Bill Gates vlerësohet jo vetëm për shifrat kolosale të siguruara nga bizenset e tij, por edhe për fondet e dhëna për bamirësi dhe për projekte zhvillimi. Janë 17 miliardë dollarë të dhëna nga Gates për të kuruar sëmundje dhe epidemi në vende të ndryshme të botës, por edhe kundër urisë kryesisht vendet e varfëra. Bill Gates ndiqet në listë nga presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama. Në vendin e tretë është presidenti rus Vladimir Putin, i cili mesaduket është votuar në masë nga bashkëkombasit e tij të pyetur në anketimin e revistës britanike. Ai është mjaft popullor pavarësisht se është përballur vazhdimisht me kritika për qeverisjen e tij autoritare dhe shkeljen e të drejtave të njeriut. Madje Putin lë pas edhe Papa Françeskut, i cili ndodhet në vendin e katërt. Vetëm pak javë më parë, ai u shpall njeriu i vitit për 2013 nga e përjavshmja amerikane Time, si njeriu që po ndryshon fytyrën e Vatikanit. Mbretëresha e Britanisë së Madhe ndodhet në vendin e 17 e ndjekur nga  Angelina Jolie dhe Oprah Winfrey në një listë ku femrat nuk janë të mirëpërfaqësuara.

Redaksia/tvkan/R.Prifti