Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Presidenti Amerikan Bill Klinton, do të takohet të enjten me presidentin palestinez Jaser Arafat dhe të dielën tjetër me kryeministrin Izraelit Ehud Barak, në një përpjekje të re për paqen në Lindjen e Mesme. Qëllimi është të vlerësohet situata në terren dhe të gjendet mënyra për t’u kthyer sërish në tryezën negociuese, i ka deklaruar gazetarëve, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë.

Procesi i paqes mes izraelitëve dhe palestinezëve është ndërprerë ditët e fundit, ndërsa palët fajësojnë njëra-tjetrën për prishjen e armëpushimit. Në përleshjet e fundit numërohen qindra të vrarë e dhjetëra të plagosur. Në ngadalësimin e bisedimeve të paqes, ka ndikuar në një farë mënyre fushata presidenciale në SHBA dhe kriza e fundit në qeverinë izraelite./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame