Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Bill Klinton ka folur për herë të fundit para Kongresit Amerikan në postin e presidentit. Arritjet politike të Amerikes, pozicioni i saj si me botën ashtu dhe me politikën e brendëshme si dhe dedikimi ndaj familjes kanë qenë fjalët e Klintonit në fjalimin e fundit si president. Për garën presidenciale Klinton mbështet zëvendësin e tij Al Gor.

Jeruzalemi mbulohet nga bora, pas 50 vitesh duke paralizuar çdogjë. Rrugët janë bllokuar nga bora ndërsa shkollat janë mbyllur.

Kreu i OKB-së Kofi Anan shkon në Moskë për problemin Çeçen. Ndalimi i sulmeve ndaj republikës rebele ka qenë qëllimi i vizitës së kreut të OKB-së në selinë e Putinit. Ndërkohë sulmet ruse dhe qëndresa çeçene kanë mbrritur në pikën e lodhjes. E vështirë është edhe situata e refugjatëve në Ingusheti./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori