Kompania risjell traditën e pastrimit sezonal të mallit

Me ardhjen e sezonit të verës, kompania Billa, lider në tregun shqiptar për pllaka, parkete hidrosanitare e mobilje, risjell traditën e ndryshimit sezonal të stokut.

Billa është kompania e vetme që historikisht aplikon dy herë në vit këtë praktikë botërore në Shqipëri për degët e industrisë.

180 modele të reja ekskluzive pllakash, laminate e pajisjesh hidrosanitare, janë gati për t’u prezantuar para konsumatorëve.

Ndërsa çdo produkt i mallit ekzistues, nje total prej 2.3 milionë metra katrorë pllaka e laminate dhe 270,000 pajisje hidrosanitare, janë në ofertë.

Oferta që do të zgjasë vetëm për 5 ditë, synon nxitjen e kësaj fushe të ekonomisë duke mbështetur e lehtësuar fuqinë blerëse për të gjitha kategoritë e konsumatorëve.

E krijuar në vitin 2007 dhe e prirur nga moto “Cilësia s’ka pse të jetë e shtrenjtë”, sot Billa renditet si distributori kryesor i rajonit me degë edhe në vendet më të rëndësishme të Bashkimit Evropian duke përfaqësuar një nga shembujt më pozitivë të ekonomisë shqiptare.

Tv Klan