Nuk është hera e parë që artistët shqiptare në botë tërheqin vëmendjen e mediave. Këtë herë Dua Lipa, Bebe Rexha, Rita Ora, Ava Max dhe Njomza kanë qenë në fokus të revistës amerikane Billiboard, e cila u ka dedikuar atyre një shkrim.

Duke u bazuar tek sukseset e vajzave shqiptare “Billiboard” rendit rekordet që ato kanë arritur.

Duke filluar nga Bebe Rexha, e cila arriti majat e klasifikimeve me projektin e saj “Meant to be”, e më pas Dua Lipa, e cila renditej në vendin e parë në “Top 40” për 4 javë me “New Rules”, për të vijuar me Rita Orën dhe Ava Max, e cila me hitin e saj “Sweet but Psycho” ia doli të hynte në “Hot 100”.

Artikulli flet edhe për Njomzën, një artiste e re që sapo ka filluar karrierën e saj, duke bashkëpunuar me Ariana Grande në shkrimin e tekstit për “Thank U, Next” dhe “7 Rings”.

Billboard thekson se të gjitha këngëtaret kanë prindër shqiptarë, pavarësisht se përveç Rita Orës, asnjëra nuk ka lindur në atdhe.

Tv Klan