Billie Eilish i adresohet videos së saj kur ishte adoleshente në të cilën shfaqet duke përdorur terma racistë dhe thekse të çuditshme pas kërkesës së fansave të saj për një sqarim.

Ju dua dhe shumë prej jush keni kërkuar që ta sqaroj këtë. Kjo është diçka që dua ta bëj sepse po etiketohem si dikush që nuk jam”, nisi kështu postimi i 19-vjeçares.

Ka një video që po shpërndahet, në të cilën unë jam 13 ose 14 vjeç dhe kam thënë një fjalë nga një këngë që asokohe nuk e dija se ishte një term denigrues ndaj anëtarëve të komunitetit aziatik. Ndihem e tmerruar, e turpëruar dhe më vjen të vjell që e kam thënë atë fjalë. Ishte hera e parë që e dëgjoja atë fjalë dhe e kam dëgjuar në këtë këngë, pasi nuk është përdorur kurrë nga asnjë familjar i imi. Pavarësisht injorancës dhe moshës së atëhershme, asgjë nuk e justifikon faktin që të lëndon. Dhe për këtë kërkoj falje”, iu referua Billie pjesës së parë së videos ku ka përdorur termin ndaj komunitetit aziatik.

Ndërsa për videon e dytë ku ka folur me një theks të çuditshëm që duket përqeshës për këtë komunitet, tha se ishte thjesht një “budallallëk”.

Në videon tjetër jam unë duke folur me një zë qesharak të sajuar…diçka që nisa ta bëja si fëmijë dhe e kam bërë gjatë gjithë jetës kur flisja me familjarët, miqtë apo kafshët. Është thjesht një budallallëk dhe jam unë që po bëj shaka dhe nuk është në asnjë mënyrë një imitim i një theksi, gjuhe apo kulture. Të gjithë ata që më njohin e dinë që unë kam bërë zëra gjatë gjithë jetës”, vazhdoi këngëtarja.

Pjesa e fundit e postimit të saj është një ndjesë e thellë dhe e sinqertë.

Pavarësisht si është interpretuar nuk kisha qëllim që ndonjë prej veprimeve të mia të lëndonte të tjerët dhe më thyhet zemra që tashmë po etiketohet në një mënyrë që mund t’i shkaktojë dhimbje atyre që e dëgjojnë”.

Jo vetëm besoj, por kam punuar fort që ta përdor platformën time për përfshirjen, mirësinë, tolerancën, paanësinë dhe barazinë. Ne të gjithë duhet të vazhdojmë të bisedojmë, të dëgjojmë dhe të mësojmë. Ju dëgjoj dhe ju dua”, i inkurajoi ajo ndjekësit e saj. /tvklan.al