Ylli i muzikës, Billie Eilish, ka realizuar një fotosesion të ri dhe të mrekullueshëm në ballinën e revistës “British Vogue”. Për revistën  prestigjioze të modës, Eilish e cila tashmë është kthyer në bionde, është shfaqur shumë ndryshe nga stili i saj i zakonshëm.

Një ndryshim drastik i këngëtares e cila ka pozuar e veshur me një body korse ngjyrë nude dhe një tjetër body të zi transparent. Fotografitë mjaft unike dhe artistike u realizuan nga fotografi i njohur, Craig McDean.

Ndërkohë që revista me imazhin e këngëtares  do të dal në shitje më 7 maj, edhe pse intervista e plotë e Eilish tashmë është publikuar në ueb faqen zyrtare të “British Vogue”.

“I adhuroj këto fotografi dhe jam kënaqur shumë gjatë fotosesionit. Bëni çfarë të doni, kur të doni. Mos u preokuponi për gjërat tjera”, shkruante  Eilish në llogarinë e saj në Instagram, ku edhe ndau fotografitë me ndjekësit e saj në këtë rrjet social.

Klan News