Këngëtarja amerikane nuk e ka zbuluar datën e publikimit pasi do të jetë surprizë për fansat

Këngëtarja amerikane Billie Eilish ka zbuluar se ka rregjistruar një album të ri duke shfrytëzuar edhe periudhën e Covid-19.

Ajo e bëri të ditur lajmin gjatë një interviste me Stephen Colbert në “The Late Show”. Logjistika e regjistrimit të një albumi mund të jetë më e lehtë për Eilish pasi në ndihmë i ka ardhur edhe i vëllai i saj Finneas.

Gjatë intervistës Eilish është shprehur se këngët janë nga më të ndryshmet dhe se kjo do të jetë supriza e rradhës për të gjithë fansat e saj.

Billie Eilish gjithashtu foli për publikimin e dokumentarit të saj, “Bota është pak e paqartë”, e cila kap jetën e saj që nga adoleshenca. Me regji nga R.J. Cutler, ky dokumentar përmban gjithçka, depresionin në adoleshencë, përdorimin e alkoolit dhe drogës dhe përfshirjen e saj në tregun muzikor. Dokumentari është realizuar në bashkëpunim me shtëpinë diskografike të Eilish, “Interscope Records”.

Së fundmi ajo ka publikuar këngën më të re me titull “Therefore I Am”, që është pjesë e albumit të saj të ardhshëm .

Klan News