“Është e vështirë të kontrollosh mendimet e njerëzve”

Billie Eilish ka folur në lidhje me përpjekjen për të kontrolluar komentet përreth saj duke veshur rroba të gjera, dhe së fundmi ka thënë se “nuk funksionoi me të vërtetë“. Ylli i popit është e njohur për veshjet e gjera në skenë dhe në paraqitjet publike dhe në një fushatë për “Calvin Klein” në 2019-ën, zbuloi se e bëri këtë për të ndaluar njerëzit të komentonin trupin e saj.

Në një intervistë për “Vogue Australia”, Eilish tha se taktika nuk kishte funksionuar. “Është një punë e madhe të përpiqesh të kontrollosh imazhin, sepse njerëzit do të thonë gjithçka që mendojnë“, tha ajo. “Por ka qenë kaq e rëndësishme që të kem imazhin që dua dhe të përpiqem të dukem ashtu si dua të më shohin”.

Ylli së fundmi foli për daljen e saj në revistën britanike “Vogue”, në të cilën ajo hodhi poshtë rrobat e gjera për të pozuar me bikini. Billie Eilish, gjithashtu ka treguar se ndjehet shumë keq për disa veprime të së shkuarës. Ajo ka treguar se çfarë do të thotë të rritesh para syrit të publikut dhe në moshën e internetit.

Klan News