Billie Eilish thyen rekord



Billie Eilish thyen rekord

20:51 21/02/2020

Këngëtarja Billie Eilish theu një rekord shitjesh në Mbretërinë e Bashkuar, me këngën zyrtare të filmit James Bond, publikuar një javë më parë.

E titulluar “No Time To Die”, kënga që shkroi me vëllanë e saj, Finn O’Connell, ka arritur të shesë  90,000 kopje dhe 10.6 milion transmetime gjatë një periudhe 7-ditore.

Kjo është performanca më e mirë e të gjitha kohërave për një këngë të filmit James Bond. “Skyfall” kënduar nga Adel, arriti të shiste 84,000 kopje në javën e parë të daljes në Tetor 2012.

Billie performoi këngën për herë të parë këtë javë në Brit Awards, ku fitoi edhe çmimin si “artistja më e mirë ndërkombëtar”. /tvklan.al






Të ngjashme