Billy Joel ka anuluar të gjitha datat e turneut të tij pas diagnostikimit me një sëmundje të rrallë në tru. Këngëtari 76-vjeçar, është i njohur për hite si “Piano Man”, “Uptown Girl” dhe “We Didn’t Start the Fire”. Në një deklaratë thuhet se ai tashmë është plotësisht i fokusuar për shëndetin e tij dhe se po merr kujdesin e nevojshëm shëndetësor.
Joel është diagnostikuar me “Normal Pressure Hydrocephalus” (NPH), e cila është një gjendje që shkaktohet nga grumbullimi i lëngut në tru dhe shkakton probleme me dëgjimin, shikimin dhe ekuilibrin. Pas këshillës së mjekëve për të ndaluar performancat live, ai ka anuluar 17 data të turneut për vitet 2025 dhe 2026, përfshirë shfaqje në stadiume si Murrayfield në Edinburg dhe Anfield në Liverpool.
“Më vjen sinqerisht keq! Ju falenderoj për mirëkuptimin tuaj,” tha ai.
Joel po merr terapi fizike të veçantë dhe është këshilluar të ndalojë performancat gjatë kësaj periudhe rikuperimi. Këngëtari ka qenë rregullisht në turne vitet e fundit dhe ka përfunduar një rezidencë rekord prej një dekade në Madison Square Garden në New York vitin e kaluar. Ai është nominuar për 23 Çmime Grammy, duke fituar pesë herë, dhe është futur në Rock And Roll Hall Of Fame në vitin 1999./tvklan.al