Bindja Demokratike do t’i ankimojë zgjedhjet e 30 Qershorit me argumentin se ato u drejtuan dhe administruan keq vetëm nga përfaqësuesit e Partisë Socialiste. Ka qenë kreu i kësaj force politike, Astrit Patozi, që ka sqaruar në një reagim se komisionerët e Bindjes Demokratike janë refuzuar të marrin pjesë në procesin e votimit dhe të numërimit, e në këto kushte përfaqësuesit e mazhorancës kanë tjetërsuar votën.

“Ne kemi dyshime se në shumë qendra votimi janë hedhur fletë votimi për të rritur fiktivisht numrin e mbështetësve të qeverisë, në shumë zona ka pasur haptazi votim familjar, ndërsa në tavolinat e numërimit janë ndryshuar rezultatet e zgjedhjeve në favor të Partisë Socialiste ose aleatëve të saj’, shkruan Patozi.

Tv Klan