Partia “Bindja Demokratike” publikoi 25 kandidatët e saj për kryetar bashkie të cilët do të garojë në zgjedhjet lokale të 30 Qershorit.

Mes emrave që bien në sy është ai i kandidatit për kryetar Bashkie në Tiranë, Arben Skënderi.

Në Bashkinë e Lezhës, Bindja Demokratike do të garojë me Salvador Kaçajn. Në atë të Korçës me Leonard Ollin, i cili ka qenë funksionar i lartë i opozitës në këshillin bashkiak të Tiranës.

Në Bashkinë e Klosit, “Bindja Demokratike” do të mbështesë, ish-deputetin e PD-së, Bedri Hoxha, i cili është regjistruar në këto zgjedhje si i pavarur.

Koordinatori i kësaj force politike, Astrit Patozi është shprehur më herët se “Bindja Demokratike” do të mbështesë kandidatët e pavarur dhe nuk do të rivalizojë me kandidatë të saj, në ato bashki ku do të garojnë si të pavarur ishkryebashkiakët demokratë.

Afati për regjistrimin e kandidatëve për zgjedhjet lokale ishte data 13 Maj.

Tv Klan