Bindja Demokratike vijon betejën në Kolegj

Bindja Demokratike vijon betejën në Kolegj

15:47 16/07/2019

Pasi humbi betejën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Bindja Demokratike i është drejtuar Gjykatës së Apelit, duke ankimuar në Kolegj procesin e 30 Qershorit.

Sipas Bindjes, nga konstatimet e vëzhguesve ditën e zgjedhjeve ka pasur shtim fiktiv të numrit të votuesve, si dhe ndryshim të votave në tavolinat e numërimit në favor të Partisë Socialiste dhe të aleatëve të saj.

Përfaqësuesit ligjor të kësaj force politike kanë kërkuar hapjen e kutive të votimit dhe shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në 41 bashkitë ku u përfaqësuan me kandidatët e tyre në zgjedhje.

Tv Klan




UKT
Grupi
LAJMET

Të ngjashme


UKT
Grupi