Binjakët brazilianë të bashkuar në kokë janë ndarë me sukses falë edhe ndihmës së realitetit virtual. 3-vjeçarët Bernardo dhe Arthur Lima u futën në operacion në Rio De Janeiro me drejtimin e një spitali në Londër.

Ekipet kishin kaluar disa muaj duke testuar teknika të realitetit virtual mbi fëmijët. Sipas kirurgut Noor ul Owase Jeelani, ky ka qenë një nga proceset më komplekse të ndarjes.

Ai tha se, për herë të parë, kirurgët në vende të ndryshme mbanin kufje dhe operuan në të njëjtën “dhomë të realitetit virtual” së bashku.

Binjakët kishin kaluar shtatë operacione, duke përfshirë më shumë se 27 orë vetëm në këtë të fundmin. Operacioni përfundimtar u ndoq pothuajse me 100 staf mjekësor./tvklan.al