Kompania farmaceutike “BioNTech” tha se ka filluar punën për një vaksinë të përshtatur për variantin e ri të koronavirusit Omicron, që po përhapet më të madhe në vende të ndryshme të botës. Zhvillimi i një vaksine të përshtatur është pjesë e procedurës standarde të kompanisë për variantet e reja.

OBSH paralajmëroi se varianti Omicron mbart një rrezik shumë të lartë global, ndërsa shumë vende po regjistrojnë raste të reja, duke detyruar një pjesë të tyre të mbyllin kufijtë. BioNTech deklaroi javën e kaluar se pret më shumë të dhëna laboratorike gjatë dy javëve të ardhshme për të ndihmuar në përcaktimin nëse ka nevojë për një vaksinë të modifikuar për Omicron.

Edhe kompania Moderna po përgatit një vaksinë e re për të trajtuar variantin Omicron të koronavirusit.

Klan News