Birësohet nga ish-zv.drejtori i Policisë së Tiranës, 23-vjeçarja: Kishte rregullat të rrepta…



Birësohet nga ish-zv.drejtori i Policisë së Tiranës, 23-vjeçarja: Kishte rregullat të rrepta…

15:21 05/01/2021

Një vajzë 23-vjeçare ka qenë e ftuar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, ku ka rrëfyer historinë frymëzuese të jetës së saj. Kur ishte në klasën e parë ajo u birësua nga halla dhe bashkëshorti i saj sepse nuk mundën të lindin dot një fëmijë të tyre.

Ajo tregon se është rritur në një familje ku dashuria që ka marrë ishte e pakushtëzuar dhe marrëdhënia me xhaxhin e saj ka qenë mjaft e ngushtë. Të dy duheshin shumë dhe ajo e shikonte atë si model frymëzimi dhe e konsideronte si një baba dhe kaluar babait.

Më tej ka rrëfyer se xhaxhi i saj ka qenë zv. Drejtor i Policisë së Tiranës për shumë vite dhe halla e saj punonte po në atë fushë dhe ishte rritur me rregulla të rrepta.

Mirela Milori: Ndaj kujt e ke këtë mirënjohje kaq të madhe?

Ariela Dema: E kam ndaj hallës dhe xhaxhit. Sigurisht unë e theksova që me prindërit kam një marrëdhënie shumë të mirë sepse në fund të ditës ata janë prindërit e mi, më kanë dhënë jetën, por unë jam Ariela dhe kjo që jam sot, unë jam falë hallës dhe xhaxhit. Më kanë rritur si një princeshë të vërtetë në një kupë qelqi, nuk doja të isha në një kupë qelqi (qesh).

Xhaxhi im për shumë vite ka qenë polic, ka mbaruar Akademinë e Policisë dhe ka qenë zv.drejtor i Policisë së Qarkut të Tiranës për një periudhë shumë të gjatë, edhe halla ime gjithashtu janë në këtë fushë të dy dhe sado të donin të më jepnin atë lirinë e tyre, kishin ato rregullat e tyre të rrepta dhe gocë e vetme po, në një farë mënyrë më kishin akoma më shumë merak sesa mund të kesh… Gjithmonë xhaxhi më thoshte që të dua më shumë se do të kisha të dashur po fëmijën time të gjakut, kjo ka qenë një nga shprehjet më të bukura që dëgjoja.

Mirela Milori: Si quhen nëna dhe babai jot dhe halla dhe xhaxhi?

Ariela Dema: Mami Enkeleda Dema dhe babi Arian Dema, xhaxhi Xhavid Çiçi dhe halla Majlinda Çiçi.

Mirela Milori: Ti je vajza e familjes Dema apo familjes Çiçi?

Ariela Dema: Me shaka më thërrisnin Ariela Çiçi, por ligjërisht nuk jam adoptuar, unë vazhdoj të mbaj mbiemrin Dema. Nuk ka ardhur asnjëherë ai momenti për të bërë gjërat ligjore, nuk e di pse. Ndonjëherë lidhjet shpirtërore janë përtej gjithçkaje të shënuar në një letër. Marrëdhënia jonë ka qenë dhe është më tepër sesa thjesht një mbiemër. /tvklan.al







Të ngjashme