E përditshmja britanike “Birmingham Live” i ka kushtuar një artikull turizmit në Shqipëri. Duke e cilësuar si alternativën më të mirë dhe më të lirë për pushuesit britanikë.

Pushuesit që planifikojnë arratisjen e tyre të ardhshme jashtë Britanisë së Madhe nuk kanë nevojë të shkojnë në Greqi. Ata mund zgjedhin një alternativë më të lirë me peizazhe po aq mahnitëse, plazhe të qeta, mot me diell dhe fluturime direkte nga aeroporti i Birminghamit për vetëm 22 euro. Shqipëria është një nga vendet më të lira për t’u vizituar në Evropë – ku një krikëll birrë vendase shkon rreth 2,5 euro dhe akomodimi në hotele kushton 48 euro për një natë.

Një vakt me tre pjata për dy persona në një restorant të nivelit të mesëm kushton rreth 42 euro. Vendi më pak i njohur ofron shumë nga të njëjtat cilësi joshëse si fqinji i tij më i famshëm, por ai është shumë më pak i mbushur me vizitorë se Greqia. Shumë nga peizazhet piktoreske të Shqipërisë, të cilat variojnë nga malet, livadhet dhe deri te bregdeti i thyer, mbeten kryesisht të pazbuluara nga turistët, shkruan e ë përditshmja britaniike duke sugjeruar disa nga vendet që duhet të vizitoni.

Plazhi i Gjipesë që ndodhet midis Himarës dhe Dhërmiut duke e renditur mes 50 plazheve më të mira në botë, plazhet e bardha të Ksamilit, por edhe qytete të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s si Berati. Tirana është një qytet tjetër që ia vlen të vizitohet, është shumë afër aeroportit dhe një orë larg me makinë nga plazhet e Durrësit dhe Golemit.

Klan News