Prodhimi i birrës “Corona” është pezulluar përkohësisht në Meksikë për shkak të pandemisë. Lajmin e ka bërë të ditur grupi Modelo që zotëron pijen e njohur.

Në një deklaratë në rrjetet sociale, kompania u shpreh se po ndalonte prodhimin dhe marketingun e birrës pasi qeveria meksikane është duke mbyllur bizneset jo thelbësore për jetën e qytetarëve.

Këtë javë qeveria meksikane lajmëroi pezullimin e këtyre aktiviteteve si në sektorin privat, ashtu edhe në atë publik. Kjo do të zgjasë deri më 30 Prill.

Në deklaratën e grupit Modelo thuhej se, kompania është gati të miratojë një plan për furnizimin me birrë nëse qeveria vendos që t’i vendosë pijet si të rëndësishme në këtë kohë pandemie./tvklan.al