Deklarimet e kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev, i ka

transmetuar tërë rajoni. Për Serbinë thotë se është e afërt me rusët dhe shpreh

frikën për Kosovën. Kjo nuk ka kaluar pa u komentuar në shtypin serb, por

Beogradi zyrtar duket se ka zgjedhur të jetë I matur dhe nuk ka reguar në

grackën që ka rënë shefi i ekzekutivit në Shkup. 

Mitke Arnaudov, është analist dhe gazetar Maqedonas, që kryeqytetin serb e ka

kthyer në shtëpi. Ai thotë se ky është incident I rënd, pasi videoja mund të

quhet shaka, por jo edhe deklarimet në të.

Mitke Arnaudov, Gazetar: Kryeministri maqedonas nuk ka

thënë shumë gjëra të reja pasi është I njohur qëndrimi për Prishtinën përvec

nëse e marrim parasysh deklarimet për idenë për zgjidhjen për të cilën nuk

flitet kaq zëshëm as në Beograd e as në Prishtinë. Mendoj se së pari palet që

janë në dialog duhet të jenë ata që japing alternativat dhe idetë për zgjidhje.

Beograd Shkup ishin qetësuar gjakrat që dy tre vitet e

fundit kishin sjellë deri tek tërheqja e trupit diplomatic serb. Këtu në

koridorin dhjetë që lidh dy kryeqytetet me autostradë festës I ishte bashkuar

edhe kryeministri maqedonas. Por, përvec shtypit, nuk ka reaguar spektri

politik. 

Dushan Janjic, thotë se megjithatë ideja e shkëmbimit është ende e gjallë,

pavarësisht kundërshtimeve ndërkombëtare. Kjo ide ka prodhuar bllokimin e

dialogut, kurse rifillimi i tij duket larg. 


Dushan Janjic, Forumi për Marrëdhënie ndëretnike: Kur tri parimet e Grupit

të kontaktit të vitit 2004 të jenë sërish, pra e para është zgjidhje paqësore

pra dialog, e dyta nuk ka ndryshim të kufirit dhe nuk ka bashkim me shtete të

tjera. Këtu i shtohet normalizimi dhe e ardhmja euroatlantike, atëherë Vucic

dhe Thaci do të ftohen në Paris.

Serbia pret për vizitë presidentin francez, Emanuel Macron, javën e ardhshme dhe shpreson që dialogu do të rikthehet pasi e ka të rëndësishëm kompromisin. Por, modelet e zgjidhjes kanë shtuar dyshimet për fundin e tij.

Tv Klan