Zyra e shtypit të Presidencës ka zbardhur takimin e sotëm mes ambasadorit amerikan Donald Lu dhe kreut të shtetit Ilir Meta. Në njoftim thuhet se Lu dhe Meta diskutuan për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-së. Sikurse thote zyra e shtypit të Presidencës, në takimin Lu – Meta mbizotëroi fryma miqësore.

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta priti sot në një takim Ambasadorin e SHBA-së në Shqipëri Sh.T.Z. Donald LU me të cilin diskutuan mbi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona dhe mbi çështjet aktuale të sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare.

Në kuadër të integrimit evropian të Shqipërisë, çështjes së rëndësishme të hapjes së negociatave u nënvizua rëndësia e ecurisë dhe implementimit të reformës në drejtësi dhe u shkëmbyen mendime rreth situatës aktuale në vend.

Fryma e përzemërt, miqësore dhe bashkëpunuese karakterizoi, ashtu si gjithmonë, këtë takim”,

thuhet në njoftimin e Presidencës.

/tvklan.al