Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Administrata e presidentit amerikan Bill Klinton, ka vendosur të zhvillojë tratativat e fundit, për arritjen e një marrëveshje paqe në Lindjen e Mesme. Kështu i dërguari i posaçëm i Klintonit, Denis Rose, do të niset drejt Izraelit sot, për të ndihmuar në zbutjen e mosmarrëveshjeve mes izraelitëve dhe palestinezëve.

Kjo tentativë do të mundohet të zbusë protestat popullore që mbushën rrugët e Jeruzalemit, të cilët kanë protestuar kundër paktit të paqes. Por një zëdhënës i lartë i Shtëpisë së Bardhë ka deklaruar, se ne nuk do të dorëzohemi deri në fund./tvklan.al

Gazetare – Fjodora Fjora