Kosova dhe Serbia kanë zhvilluar sot raundin e radhës të bisedimeve në Bruksel nën drejtimin e të dërguarit special të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak.

Pas takimit, Lajçak është shprehur se diskutimet e sotme mes Marko Gjuriç dhe Skënder Hyseni, që janë koordinatorët shtetëror të dialogut, kanë qenë komplekse dhe të ndjeshme.

Sapo përfunduam bisedimet e sotme me kryenegociatorët Marko Gjuriq dhe Skënder Hyseni mbi pretendimet e përbashkëta financiare dhe pronën. Diskutimet tona konfirmuan kompleksitetin dhe ndjeshmërinë e çështjes. Vazhdon”, shkruan i dërguari i BE.

Takimi i sotëm është vijimi i bisedimeve për arritjen e marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, pas marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë për normalizimin ekonomik./tvklan.al