Analistët: Akuzat ndaj Thaçit, jo rastësore

Gjykata e përkrahur nga BE shkatërron planin amerikan për samitin për Kosovën. Ky është titulli kryesor në ‘EU Observer’ ku tregon për akuzat e publikuara nga Zyra e Prokurorit Special pak para takimit të palës kosovare me atë serbe në Uashington akuza këto të pakonfirmuara nga Gjykata Speciale.

Analistët perëndimorë dhe ata në Kosovë, këto akuza ende të pakonfirmuara i konsiderojnë jo të rastësishme pasi sipas tyre publikimi i këtyre akuzave është i lidhur drejtpërdrejt me takimin që do të mbahej në Shtëpinë e Bardhë.

Konsiderojnë se bisedimet Kosovë-Serbi janë në udhëkryq. Analisti amerikan Daniel Serwer vlerëson se kjo ishte një lëvizje dramatike. Prokurorët nuk shpallin normalisht akuza para se ato të jenë të konfirmuara. Kjo është e pazakontë, thotë Serwer.

Për analistët në Kosovë, nuk mund të ketë zgjidhje pa koordinim ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe BE-së.

Analisti Fisnik Halimi thotë se paralajmërimi për aktakuzë ishte aksident diplomatik, ndërsa ka dobësuar pozitën e Presidentit dhe Kosovën si palë dialoguese.

“Tashmë Kosova ndodhet në një rrezik jashtëzakonisht të madh. Tash e tutje të gjitha negociatat mund të zhvillohen pa praninë e Kosovës fare duke e vendosur Kosovën para një akti të kryer për një marrëveshje në të cilën Kosova nuk do të ketë hise fare”.

Më 27 Qershor ishte parashikuar të mbahej një takim ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe në Shtëpinë e Bardhë në Uashington me ndërmjetësimin e të dërguarit special për dialogun Richard Grenell, por i cli u anulua pas akuzave të publikuara dje ndaj Presidentit Thaçi nga zyra e prokurorit të specializuar.

Tv Klan