Presidenti i SHBA-ve Donald Trump thotë se nëse bisedimet e tij të planifikuara me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong-un nuk do të jenë produktive atëherë ai do të largohet.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp, ai dhe kryeministri japonez Shinzo Abe thanë se mbi Korenë e Veriut duhet të mbahet presion maksimal në lidhje me çarmatimin bërthamor.

Më parë, Trump konfirmoi se drejtori i CIA-s Mike Pompeo kishte bërë një udhëtim sekret në Korenë e Veriut për të takuar Kim.

Ai tha se Pompeo kishte krijuar një marrëdhënie të mirë me Kim, (të cilin presidenti amerikan vitin e kaluar e quajti njeriu-raketë) dhe se takimi kishte shkuar shumë mirë.

Vizita shënoi kontaktin e nivelit më të lartë midis SHBA-së dhe Koresë së Veriut që nga viti 2000.

Trump pritet të mbajë një samit me  Kim deri në Qershor. Detajet, duke përfshirë vendodhjen ende nuk janë vendosur./tvklan.al