
Bisedimet me Putin, Shtëpia e Bardhë: Biden nuk ka asnjë plan
Pavarësisht gatishmërisë që shprehu në takimin me Presidentin francez në Uashington, Joe Biden nuk ka asnjë plan për t’u takuar së afërmi me Vladimir Putinin.
Këtë e konfirmon edhe zëdhënësi i Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë Xhon Kirbi, i cili u tha gazetarëve për momentin nuk ka asnjë pikë që mund të sinjalizojë se bisedimet me Moskës do të sjellin fryte.
Të premten, Kremlini e la të hapur mundësinë për bisedime Biden – Putin për gjetjen e një rruge paqësore për zgjidhjen e krizës ukrainase që ka dhënë efektet e saj negative në gjithë Europën.
Megjithatë, Moska theksoi se nuk pranon kushtet e Kievit dhe Perëndimit për tërheqjen e ushtrisë ruse nga Ukraina, duke theksuar se tashmë aleatët perëndimorë duhet të pranojnë se 4 rajonet, Luhansku, Donjecku, Hersoni dhe Zaporizhia janë pjesë e Federatës Ruse që prej 30 Shtatorit, po ashtu edhe Krimeja e aneksuar në 2014. Në këtë pikë kur palët nuk lëkunden nga qëndrimet e tyre, paqja në Ukrainë duket shumë larg.
Tv Klan