Përbërësit për brumun e biskotës:

250 gr miell

125 gr gjalp

100 gr sheqer

50 gr lajthi

20 gr kakao

1 vezë

1 limon

Përbërësit për kremin:

200 gr pana e ëmbël

100 gr kos

50 gr çokollatë

4 kivi

esencë valilje

https://youtu.be/Hsvl20gaLjs?t=7m13s

Përgatitja:

Në një tas bëjmë bashkë miellin, gjalpin, kakaon dhe lëkurën e limonit. Më pas shtojmë vezët dhe i përziejmë derisa të formohet një masë homogjene. Në një mikser hedhim lajthitë dhe sheqerin dhe pasi i grijmë masën e shtojmë tek brumi dhe i përziejmë bashkë. Pasi brumi bëhet gati e mbështiellim me pelikul dhe lihet për pak minuta. Më pas në disa forma futet brumi dhe piqet në furrë në 180 gradë. Ndërkohë përgatitet kremi. Në një tas hedhim panën e ëmbël, e përziejmë dhe më pas shtojmë kosin, esencën e vaniljes dhe çokollatën. Pasi biskotët piqen, lihen të ftohen dhe mbushen me krem dhe mbi to vendosen kivit

. Receta është përgatitur në emisionin “Sfida e gatimit”. /tvklan.al