Monedha Bitcoin është një monedhë e decentralizuar, pa një bankë qendrore ose një administrator të vetëm. Shkëmbimi i monedhave verifikohet përmes një sistemi të dedikuar dhe regjistrohet në një regjistër shpërndarës, që quhet “peer to peer”.

Ndonëse askush nuk e ka raportin tradicional, me monedhat që janë në portofol apo në bankë, kriptomonedha, ka që në vitin 2009 që ka hyrë në qarkullim.

Qëllimi fillestar i krijimit të Bitcoin-it, dhe të gjitha vlerave valutore të cilat dolën më pas, ishte të rregullonin një numër të madh problemesh me mënyrën se si dërgoheshin para nga një palë në tjetrën.

Bitcoin kontrollohet përmes  Blockchain-it që është libri dixhital i llogarive në të cilin ruhen të gjitha transaksionet e bëra me kriptomonedha. Nëse blen Bitcoin, shet apo e përdor për të paguar në restorant, të gjitha këto veprime do regjistrohen (të koduara), në këtë libër dixhital llogarish. Kjo ndodh me të gjitha kriptomonedhat.

Ndërkohë pak ditë më parë u zbulua një laborator për prodhimin e kriptomonedhave Bitcoin është zbuluar në Krujë gjatë një operacioni të OSHEE me Policinë e Shtetit.

Laboratori për Bitcoin u zbulua në hyrje të qytetit të Krujës dhe për të është proceduar penalisht pronari i objektit ku ndodhej, pasi laboratori nuk figuron në emër të askujt.

Qarkullon kjo monedhe tek ne? Përse ka interes prodhimi i saj në edhe në mënyrë ilegale? Ka shumë pyetje të tilla që mund të shtrohen për një monedhë që nuk ekziston fizikisht. Ajo që dihet është se me kursin e sotshëm një kriptomonedhë shkëmbehet me rreth 6.7 milionë lekë të reja në Shqipëri./tvklan.al