Vlera e monedhës virtuale Bitcoin ka rënë nën 5 mijë Dollarë për herë të parë që nga Tetori i vitit 2017.

Kjo rënie bëri që vlera totale e të gjithë Botcoin që ekzistojnë të shkojë nën 87 miliardë Dollarë. Ekspertët thonë se shkak i rënies janë trazirat në tregjet e kripto-valutës. Bitcoin është një monedhë virtuale e paqëndrueshme. Kulmin e saj e arriti në Nëntor të vitit 2017, kur u kapi vlerën e 19.783 Dollarë, por kjo “lavdi” nuk zgjati për shumë kohë.

Duke marrë për bazë këtë shifër, luhatja e tanishme në tregjet ndërkombëtare do të thotë 75% rënie. Pika e këmbimit të Bitcoin, “Kraken”, tha se kjo monedhë virtuale është një investim jashtëzakonisht i rrezikshëm për shkak se është e paqëndrushme. /

tvklan.al