Covid-19 ka luajtur një rol të madh në rritjen e kriptovalutës pasi njerzit po blejnë më shumë në internet

Kriptomonedha Bitcoin është rritur për herë të parë mbi 60,000 dollarë, duke kapur shifrën rekord. Bitcoin i cili ka më shumë se trefishim të vlerës që nga fundi i vitit të kaluar, ka marrë këtë vlerë pasi kompani të njohura e përdorin atë si një mënyrë pagese.

Por disa analistë thanë se kjo rritje e fundit erdhi pjesërisht për shkak të paketës së madhe stimuluese të SHBA, të miratuar këtë javë. Vlera totale e tregut të Bitcoin muajin e kaluar tejkaloi 1 trilion dollar.

Në Shkurt, Elon Musk prodhuesi i makinave elektrike Tesla, bleu Bitcoin me vlerë 1.5 miliard dollarë dhe do ta pranonte atë si pagesë për makinat e saj në të ardhmen.

Mastercard gjithashtu planifikon të pranojë disa kriptovaluta si një formë pagese ndërsa BlackRock, menaxheri më i madh i aseteve në botë, po eksploron mënyra se si mund të përdorë monedhën dixhitale.

Pandemia Covid-19 gjithashtu ka luajtur rolin e saj në rritjen e çmimit të Bitcoin, pasi më shumë njerëz gjithnjë e më shumë po blejnë në internet, duke u larguar më larg nga monedhat fizike dhe kartmonedhat.

Kritikët argumentojnë se Bitcoin është më shumë se një mjet spekulues tregtar që mund të çojë edhe manipulimin e tregut. Ekziston gjithashtu shqetësim për ndikimin e tij në mjedis, pasi kërkohen gjithnjë e më shumë sasi të mëdha energjie për të kryer transaksione.

Në Kinë rregullatorët kanë filluar të përqafojnë emetimin e monedhave të tyre dixhitale për përdorim të përditshëm.

Klan News