Bizneset anëtare të Dhomës Amerikane të Tregtisë përsëritën sërish edhe këtë vit në takimin me drejtoreshën e Përgjithshme të Doganave si problemin kryesor çmimet e referencës që aplikohen nga doganierët. Alketa Uruçi, kryetare e Komitetit të Taksave pranë kësaj Dhome, tha se vitin e shkuar është vënë re një përmirësim, por sërish referencat vendosen edhe për mallra që nuk tregtohen në bursa dhe që kanë faturë shoqëruese.

Belinda Ikonomi, drejtoresha e Përgjithshme e Doganave premtoi se aplikimi i çmimeve të referencës do të nisë të eleminohet, ndërsa tha se në vetëm 11.38% e totalit të artikujve kanë paguar TVSH-në me çmime reference gjatë vitit të shkuar.

Anëtarët e Dhomës Amerikane kërkuan që Drejtoria e Doganave të marrë masa për kontrollet që u bëhen eksportuesve të ferrokromit, pasi gjithmonë ky mall nuk kalon në kanalin me risk të lartë, çka krijon kosto në kohë për eksportuesit.

Tv Klan