Hiqet taksa e infrastrukturës për rindërtimin e tyre

Një nga pengesat kryesore që prodhonte kosto në rindërtimin e godinave të bizneseve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit ishte taksa e ndikimit në infrastrukturë. Sipas ligjit në fuqi, sipërmarrësit duhet të paguajnë  taksën e ndikimit në infrastrukturë sikur të ishte investim i bërë për herë të parë.

Pas ankesave të shumta nga operatorët privatë, qeveria ka reflektuar duke e hequr këtë taks pikërisht për rindërtimet  e njesive te biznesit  që kanë nevojë për rikonstruksion.

Ajo çfarë kemi vërejtur është që nuk janë të dëmtuar vetëm individët por edhe ato ndërtesa që kanë aktivitet ekonomik, ne do të kërkoninm që taksa për ndikimin në infrastrukturë dhe për ato objekte që përdoren për veprimtari ekonomike të mund të lehtësohen pra jo vetëm individët por dhe bizneset mund të përjashtohen nga taksa e ndikimit në infrastrukturë”, tha Vasilika Vjero, zëvendës ministre e Financave.

Tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi dëme të shumta si në njësi banimi ashtu edhe në biznese. Taksa e ndikimit ne infrastrukturë që bizneset duhet të paguanin me nisjen e riparimeve shkon në 4-8 përqind të vlerës së investimit. Për banesat që u prekën nga tërmeti, taksa është hequr vitin që lamë pas , ndërsa brenda 1 muaji pritet të konkretizohet edhe për bizneset.

Klan Plus