Në fokus të planit operacional të qeverisë gjatë muajit Gusht do të jenë bizneset e mëdha të hidrokarbureve. Drejtuesja e Tatimeve, Delina Ibrahimaj, tha se kontrollet nga punonjësit e tatimeve dhe ata të metrologjisë do të shtrihen në mbarë vendin, duke prekur 1 200 subjekte dhe 3 200 pompa.

Në fokus më parë kanë qenë edhe biznese të tjera të mëdha, si strukturat akomoduese, mbi 41 për qind të tyre të gjetura me shkelje, si Hotel Rogner, i cili është gjobitur në masën 150 000 lekë pasi në momentin e kontrollit kishte të zëna 72 dhoma, për 7 prej tyre nuk ishte lëshuar kupon tatimor.

Ky plan operacional rikthehet në fokusin e qeverisë pas aksionit pas aksionit që u shtri në të gjithë vendin në 2015-ën.

Tv Klan