“Zgjidhja, në koordinim me Shtetet e Bashkuara”
Kriza në veri të Kosovës vijon të ketë pasoja për biznesin. Përveç problemeve me import-eksportin, përfaqësuesit e biznesit thonë se kjo situatë jep një imazh të keq i jep për investitorët e huaj. Kreu i Aleancës Kosovare të Bizneseve thotë se me veriun po ndiqen politika të gabuara.
“Realisht veriu i Kosovës është bërë kanceri dhe zona më e rrezikshme në Ballkan sa i përket imazhit, investimeve dhe integrimit të Kosovës. Është peng i politikave të gabuara vendore e ndërkombëtare dhe këtë po e vuan edhe ekonomia”.
Agim Shahini i tha Ekonomia Online se zgjidhja duhet të vijë në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Asnjë veprim nuk duhet ndërmarrë nga institucionet e Kosovës në mëngjes pa u konsultuar në mbrëmje me miqtë tanë aleat. Kjo neve po na kushton dhe Kosova gjendet para një udhëkryqi të thellë dhe të madh të izolimit dhe të sanksionimit”.
Edhe vendimi i qeverisë së Kosovës për të bllokuar makinat me targa serbe ka bërë që mjaft kamionë të qëndrojnë të bllokuar në dogana.
Tv Klan