“Nuk kemi tregje ku të eksportojmë produktet”

Bizneset prodhuese shqiptare kërkojnë tregje, ku mund të ekportojnë produktet e tyre. Bilanci tregtar i Shqipërisë është negativ, ku importet vjetore kalojë shitjet jashtë vendit me afro 2 miliardë dollarë çdo vit. Për këtë ata kërkuan në një forum jo fjalë dhe premtime politike, por lëvizje pa letra brenda vendeve të Ballkanit.

Tregun e përbashkët e kërkuan edhe ndërmarrjet e Kosovës, por ata i kërkuan qeverisë shqiptare që të rishikojë nismën e Mini-Shengenit të Ballkanit, pasi dy përfituesit më të mëdhenj sipas saj janë Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

Pëgjigjen e dha Ministrja e Financave Anila Denaj, e cila tha se qeveria shqiptare është e gatshme të vazhdojë bashkëpunimin për krijimin e tregut të përbashkët me Kosovën.

Prodhuesit kërkuan që qeveria të krijojë një ambient të taksimit të ndërmarrjeve, të ngjashëm me atë të vendeve të rajonit, në mënyrë që kostot e prodhimit të jenë të njëjta dhe produktet të jenë të konkurrueshme, duke nisur që te taksat e karburantit e deri te çmimi i energjisë elektrike.

Ata kërkuan që të arrihen marrëveshje me vendet e Bashkimit Europian që produktet tona me bazë shtazore të arrijnë të ekportohen në këto shtete.

Tv Klan