42 milionë Euro mallra të shitura vetëm gjatë pandemisë

Serbia ka kërkuar që të hiqet çdo pengesë nga Kosova për mallrat serbe në mënyrë që të fillojë dialogu. Kërkesa e Kosovës për emërtimin kushtetuese në mallra ka bllokuar transportin.

Kryetari i Dhomës së Tregtisë së Serbisë, Marko Cadez, thotë se të dyja palët mund të negociojnë në të ardhmen për rregullimin e marrëdhënieve, por mënyra se si është transportuar deri tani ka qenë e rregulluar përmes marrëveshjeve rajonale dhe asaj të Brukselit.

“Nuk u takon ndërmarrësve të shkruajnë Republika e Kosovës, apo Kosova apo të merret me njohje ndërkombëtare. Ata veprojnë në bazë të kornizave institucionale. Beogradi dhe Prishtina kanë firmosur marrëveshjen CEFTA dhe tani nuk ka marrëveshje të re. Askush nuk thotë që kjo nuk duhet të ndodhë”.

Bizneset e Kosovës nuk i ka ndaluar pandemia të importojnë mallrat serbe. Nga 20 Marsi e deri në fund të muajit Maj, nga Serbia në Kosovë janë shitur mallra në vlerë 42 milionë Euro, që është gati gjysma e shifrave të kohëve para tarifës në periudha të njëjta. Cadez thotë se ekonomia e Kosovës dhe Serbisë janë shumë më të lidhura se sa që mendohet.

“Biznesmenët kosovarë kanë blerë gjysmë prodhime që përpundohen dhe nuk i kanë blerë sepse kanë marrëdhënie politike ndaj prodhimeve, por se janë konkurrentë dhe u mundësohen të prodhojnë dhe të punësojnë njerëz dhe të zhvillojnë biznesin”.

Serbia e ka konsideruar edhe masën e reciprocitetit nga Kosova si një problem politik për të vazhduar bisedimet dhe kërkon që të hiqet në mënyrë që të ulët sërish në tavolinën e bisedimeve.

Tv Klan