Përfaqësues të bizneseve thonë se ekonomia shqiptare është e goditur në çdo zinxhir si pasojë e masave shtrënguese nga Covid-19 dhe rinisja e aktivitetit ekonomik është është një hap i mirëpritur.

Por sektorë të veçantë si turizmi, sipas Kryetares së Bashkimit të Dhomave të Tregtisë Ines Muçostepa, kanë nevojë për mbështetje emergjente pasi një pjesë e këtyre subjekteve nuk kanë përfituar nga mbështetjet e qeverisë

“Vetëm për garancinë sovrane, të dyja kanë patur problemet e tyre dhe sektori i turizmit ka qenë shumë i pakënaqur. Flasim sot për pagesa për të larguarit nga ky sektor apo të punësuar në një numër prej 10 mijë”.

Pakënaqësi ka edhe për garancinë e dytë sovrane të vënë në dispozicion nga qeveria.

“Kanë normë interesi të lartë 5%. Është konsideruar e lartë duke patur parasysh normat e tjera të lancuara nga vendet e rajonit”.

Zef Shtjefni, prodhues i industrisë qeramike, thotë se fabrikat i fiku për më shumë se tre muaj si pasojë e Covid-19 dhe në këto momente mbështetja që duhet të japë shteti është në formë overdrafti dhe jo me kredi.

“Nëse vijnë ndihma nga institucionet e huaja dhe një pjesë duhet të diktohen në ekonomi , nëse biznesi është bllokuar, mos i lërë fabrikat të fiken”.

Për emisionin ‘Pro Business’ në Klan Plus, Shtjefni thotë se një ndihmë e madhe për bizneset prodhuese do të ishte edhe ulja e çmimit të energjisë elektrike në mënyrë që të jenë më konkurrentë me produktet e tyre.

Klan Plus