Shqipëria me ndihmën më të ulet në rajon pas Kosovës

Goditja e ekonomisë nga pandemia e Covid-19 ka sjellë shkurtime të vendeve të punës në sektorët prodhues dhe eksportues.

Janë mbi 23 mijë punëmarrës që kanë dalë jashtë sektorit tonë, pra jashtë marrëdhënies së punës“, shprehet Ervin Prençe, kreu i “Pro Eksport”

Në tremujorin e dytë të vitit, ekonomia u tkurr me një normë dyshifrore prej 10.23%, më e ulta që prej vitit 1997. Binzeset thonë se në këto kushte ku shumica e vendeve janë mbyllur dhe investimet e huaja do të goditen si nga pandemia, dhe nga përfundimi i disa veprave madhore si gazsjellësi TAP dhe hidrocentrali i Devollit, duhen ndërmarrë politika për mbështjetjen e sipërmarrjeve.

Viti 2020 është vend prove, që Shqipëria të jetë vërtetë konkurruese duhet të të ndryshojmë politik bërjen“, thotë Gjergj Buxhuku.

Ndërmarrjet private në Shqipëri thonë se një paketë e 3-të rimëkëmbje për biznesin do të ishte e domosdoshme.

Sipas të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Shqipëria ka ofruar deri tani 2 paketa më vlerë totale prej 365 milion eurosh për mbështetjen e qytetarëve dhe bizneseve të prekur nga kriza që ka shkaktuar në ekonomi Covid-19, të cilat kapin 2.8% të prodhimit kombëtar.

Mali i Zi ka akorduar 3 paketa me vlerë totale 1.2 miliard euro, Maqedonia e Veriut 4 paketa me vlerë 1 miliard euro dhe Serbia 3 paketa me vlerë 3.6 miliard euro, ndërsa vlera e paketave të Bosnjë Hercegovinës është 500 milion euro.

Vendi i vetëm në rajon me vetëm 1 paketë ndihmë për ekonominë është Kosova. Deri tani bizneseve iu është ofruar një program me vlerë 180 milion euro, ndërsa ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike nuk arriti të kalonte votimin në seancë për herë të 6-të. Paketa e dytë nëse miratohet kap vlerën e 3 milion euro dhe çon në total asistencën e qeverisë në 5% të prodhimit të brendshëm bruto.

Tv Klan